Nuk bëri asnjë dedikim për Sarën që u bë mami dhe të atin e ndjerë! Lori Hoxha tregon arsyen

17/10/2019 - 14:49

Lori Hoxha u ka dhënë një përgjigje të gjithë atyre personave që duan të dinë përse nuk ka bërë asnjë dedikim në rrjete sociale për ditëlindjen e 51-të të atit të ndjerë, apo dhe faktin që është bërë teze për herë të dytë.

Përmes një postimi Lori tregon se fakti që nuk publikon gjë për ta në Instagram, nuk do të thotë se nuk ndjen apo përjeton gjëra për ta.

Ajo ka publikuar një shkrim që ishte bërë gati ta bënte publik dje, por u pendua dhe sot e ndau me të gjithë.

"Një mendim i orëve të vona që do të doja ta ndaja! Jo gjithçka që bëj unë ose ju duhet të publikohet në mediat sociale. Vetëm se nuk e postoj nuk do të thotë se nuk e bëj, shikoj, ndjej apo e përjetoj atë. Duke qenë person publik për kaq kohë kam mësuar dhe kuptuar se ata që janë pranë zemrës sime duhet të qëndrojnë larg atyre që nuk janë pranë zemrës sime. Jemi mësuar të shohim çdo urim për baballarët, nënat, shoqet e ngushta në Instagram saqë kemi filluar të bazojmë dhe të gjykojmë çdo lidhje nga mungesa e këtij urimi online. Unë kam qenë një nga këta njerëz dhe nëse shqetësohesh nga kjo të lutem bëj një hap dhe vlerëso jetën tënde. E dua motrën time njësoj edhe pse nuk e uroj në Instagram që lindi Romanin tim të bukur. Iu gjenda pranë duke ia treguar këtë gjë asaj, jo botës. Gjithashtu e kuptoj që sot do të ishte ditëlindja e babait tim . Ai do të ishte 51 vjeç sot dhe është viti i 11-të që nuk i jap puthjen e ditëlindjes. A do të ndryshonte gjë nëse do të postoja për këtë? Vetëm perceptimi juaj, jo dhimbja ime! Unë jetoj me kujtimin e tij çdo ditë kështu që mos merrni kohë nga dita juaj për të bërë dikë të ndihet keq! Ju nuk e dini se çfarë po kalon ky person! Mos lejo që media sociale të ngatërrohet me ndjenjat tuaja. Jemi të gjithë njerëz në anën tjetër të ekranit!"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gianna Floyd, vajza e George Floyd, 46-vjeçari afrikano-amerikan i vrarë nga një polic i bardhë në Minneapolis javën e kaluar, është vetë

Lufta dhe përpjekjet për t’u bërë VIP (Very Important Person – Person shumë i rëndësishëm) janë bërë karakteristikë dalluese e epokës që

E ftuar në emisionin "Mes Yjesh" në Ora News ishte e ftuar gazetarja Genta Hodo, e cila verën e kaluar pati konflikt me reperin Seven Sar

Karantina nuk paska ndikuar aspak mirë në marrëdhënien e Kim dhe Kanye West.

Janë bërë prindër për herë të parë. Klea Huta dhe Elgit Doda janë bërë prindër të një djali. 

Së fundmi pjesë e protestave në SHBA për vdekjen e George Floyd ka qenë edhe reperi i famshëm botëror Tayga. 

Tashmë u kthyen në traditë intervistat e prestigjiozes ‘Vogue’ me personazhe të njohur, për të zbuluar mënyrat si po e kalojnë karantinën

Mediat amerikane thonë së fundmi se Meghan Markle ankohet se kunata e saj në pallatin mbretëror britanik Kate Middleton, mjafton të kërca

Një vit më parë, aktori i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.