Roza Lati është një nga vajzat më simpatike dhe ‘rebele’ të ekraneve shqiptare. Asnjëherë nuk ka frikë të tregojë atë që mendon dhe nuk shqetësohet për opinionin e të tjerëve.

Një vajzë mbi të gjitha shumë e talentuar dhe që punon fort për të realizuar punë të bukura. Gjithmonë e komentuar dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe kur nuk e kërkon atë. Për Revistawho.com, ajo ka treguar 10 gjëra që akoma nuk dimë për të…

  1. Jam indiferente ndaj lajmeve dhe thashethemeve.
  2. Kur bie rehat me një çantë, varëse apo diçka të ngjashme, e përdor çdo ditë derisa prishet.
  3. Energjia ime nuk shteron as kur fle. Lëviz shumë në gjumë, aq sa zgjohem “skiç”.
  4. Jam e fiksuar pas shëndetit tim. Jam shumë meraklie dhe nuk ha çdo ushqim.
  5. Nuk dëgjoj mirë nga veshët, si pasojë e dëgjimit me volum të lartë të muzikës hip-hop prej 10 vitesh.
  6. Mbaj gjithmonë një unazë me gur bojëqielli në gisht, pasi dikur më ka këshilluar një prift kubanez ta bëj këtë gjë.
  7. Më irriton fakti që njerëzit marrin konfidenca të tepruara duke ‘përfituar’ nga karakteri im i qeshur.
  8. Kur zgjohem në mëngjes i laj dhëmbët me sfond muzikor Jazz dhe Blues.
  9. Nuk çohem nga krevati nëse nuk më vjen kafja te koka në mëngjes. Kam bërë një pakt me restorantin poshtë shtëpisë që çdo ditë kafja të më vijë te dera.
  10. Kam aftësinë të analizoj një person me anë të gjuhës së trupit dhe energjisë që përcjell që në takimin e parë.