Luana Vjollca shumë shpejt do të bëhet pjesë e muzikës ndërkombëtare. Po, po e lexuat mirë, Luana… që një pjesë e publikut nuk i pëlqen zërin por i admiron format bombastike.

Moderatorja ka sjellë dy bashkëpunime vërtetë ritmike për sezonin veror, “Sonte” me Ramadan Krasniqin dhe remake-un e “Moj bjondinë me sytë e zi” me grupin TNT dhe pritet të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin Shpat Kasapi.

Por, sipas "Gazeta Express", bashkëpunimi që do i sjellë Luanës famën përtej kufijve është ai me këngëtarin me famë ndërkombëtare Faydee.

“Express” ka siguruar edhe një foto të dy këngëtarëve së bashku, të cilët janë në përfundim të xhirimeve të klipit. Faydee së fundmi ka publikuar dhe një foto nga Prishtina ku ka shkruar: “Mir-mëngjes” në shqip.