"As nuk më kanë telefonuar më", Agron Llakaj flet i prekur për largimin e binjakëve nga Al Pazari

05/10/2019 - 12:15

Romeo dhe Donald Veshaj para pak ditësh lajmëruan në emisionin “E diell” se nuk do të jenë më pjesë e ‘Al Pazarit’.

Pas largimit të tyre, për herë të parë ka folur dhe Agron Llakaj. Gjatë emisionit të pasdites në ‘Vizion Plus’, aktori i humorit u shfaq i prekur nga ky largim i befasishëm i tyre, madje u shpreh se binjakët as nuk e kanë telefonuar më.

 

Pavarësisht të gjithave, Agroni ka deklaruar se Romeo dhe Donaldi do e kenë gjithmonë një derë të hapur nëse vendosin të kthejnë kokën pas.

Po ashtu ai shprehet se i ka mbështetur, i ka dashur dhe se është shumë i lumtur që i ka krijuar.

Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin.

Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse, por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk.

Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën  e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj shijon ditët me diell të tetorit në qytetin e Durrësit.

Ndarja e Mozzik dhe Loredanës ka qenë tema më e diskutuar kohët e fundit, shoqëruar me shumë kunja që ata i bënin njëri-tjetrit në rrjete

Këtë të shtunë, në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, ka qenë i ftuar një personazh, i cili bëri zhurmë nëpërmjet një postimi në You

Kënga më e bukur e dekadës së fundit është “Video games” e Lana del Ray. Çmimi u dha nga ‘Q Awards’ në  Londër.

Këngëtarja shqiptare Rita Ora vazhdon të korrë sukses në arenën ndërkombëtare.

Mbrëmjen e kaluar, emisioni "Shqiptarët për shqiptarët", nisi puntatën e parë për këtë sezon por pa moderatoren Ola Bruko.

Prej 17 vitesh, aktorja e njohur Pavlina Mani dhe bashkëshorti i saj, regjisori Pirro Mani janë larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Aktorja e njohur turke Alina Boz ka qenë gjithmonë e komentuar për rolet e saj të shumta në telenovelat turke nga të cilat mori dhe famën

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi u bë nënë për herë të dytë pak muaj më parë.

Këngëtarja e famshme, Lady Gaga ka rënë nga skena gjatë performancës së saj të fundit në Las Vegas pasi po mbahej në krahët e një fansi k