Ata janë bashkë prej kohësh dhe marrëdhënia e tyre forcohet dita-ditës. Bëhet fjalë për moderatoren seksi nga Kosova, Elita Rudi dhe reperin e njohur, Gjiko.

Ata e kanë shprehur hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin edhe në emisionet ku kanë qenë të ftuar ashtu edhe në rrjete sociale.

Së fundmi, Gjiko ka postuar në Instagram një foto ku Elita i është ulur në prehër, ndërsa shkruan: "Nuk mund të jesh mbret pa një mbretëreshë", duke iu treguar kështu të gjithëve, mbretëreshën e tij.

Pas postimit të Gjikos nuk mund të mungonin komente shumë pozitive nga ndjekësit që tregonin sa e pëlqenin përshkrimin që i kishte bërë.