Aktori i njohur i humorit Gaz Paja ka zbuluar një ngjarje jo shumë të këndshme, që i ka ndodhur teksa ishte në skenë.

Në ‘Sekretet e Portokallisë’, Gazi ka zbuluar se për shkak të një problemi me muzikën u nxeh aq shumë sa kur shkoi në prapaskenë theu mikrofonin.

“Pati një incident me mikrofonin, nuk e solli në parametrat e duhur se kënga u këndua. Unë mund të isha përmbajtur se ashtu siç gaboj unë gabojnë edhe të tjerët. I kërkova ndjesë publikut. Pjesa tjetër ishte që nuk u përmbajta dot, hodha një mikrofon, ne nuk dështojmë në asgjë. Mund të ketë qenë çështje valësh, baze dhe kam thyer një mikrofon pas skene shpresoj mos ma kenë futur në llogari”, tha aktori i humorit.