“O kukulla pse të hoqën nga Top-i?”, Anjeza Maja reagon për herë të parë

18/09/2018 - 17:43

   Sezoni i ri televiziv ka nisur me ndryshime të shumta, ku moderatore të njohura kanë kaluar nga një televizion në një tjetër. E një ndër figurat e ekranit më të komentuara gjatë kësaj kohe ka qenë edhe Anjeza Maja, e cila është larguar nga “Top Channel”.

Maja hoqi dorë nga drejtimi i emisionit të përditshëm “Në shtëpinë tonë” ku bashkëprezantonte me Florian Agalliun dhe u bë pjesë e “Tv Klan” në spektaklin e kërcimit “Dance with me”.

Në lidhje me këtë ndryshim, fansat e moderatores së njohur janë kuriozë të dinë arsyen e largimit nga “Top Channel”. “O kukulla pse të hoqën nga Top-i, apo s’ja le shefit”, komentoi një person në një foto të Anjezës në profilin e saj në “Instagram”.

Ky koment nuk i ka pëlqyer Anjeza Majës, e cila nuk ka ngurruar që t’i kthejë përgjigje komentuesit. “Ç’janë këto muhabete viti ’97? Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias. “Top Channel” është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qënë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time”, është përgjigjur Anjeza ndaj komentuesit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme më 14 tetor, blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni po lidhen në fejesë.

Këngëtarja Jonida Maliqi mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në spektaklin “Shiko Kush Luan”, të Luana Vjollcës.

Emina Çunmulaj është ndër personazhet më pa komplekse të showbizit.

Ajo është ndër këngëtaret e pakta shqiptare që nuk ka aspak komplekse dhe tregon të vërtetën ashtu sic është.

Edhe pse sot është ndër modelet më të famshme shqiptare nëpër botë, Emina Çunmulaj nuk e ka aspak problem të flasë për vitet që ka jetuar

Para disa ditësh në media qarkullonte një lajm ku thuhej se menaxheri i njohur i VIP-ave, kryesisht i Ledri Vulës, ishte sulmuar keq dhe

Shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani duket se ka gjetur dashurinë.

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nënë mjaft e përkushtuar dhe nuk mund të ndahet për asnjë çast nga vogëlushja e saj Chloe.

Këngëtarja Elvana Gjata vijon të jetë në kërkim nga policia shqiptare për ngjarjen e 4 tetorit, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tj

Ditën e djeshme, velina e njohur e “Xing me Ermalin, Kejvina Kthella ishte e ftuar në emisionin e pasdites në “Top Channel” ku foli për v