Pasditen e sotme, violinisti shqiptar me famë botërore Olen Çesari ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë” prej ku foli për fëmijërinë e tij.

Oleni pohoi se ka qenë 3 vjeç kur ka nisur t’i bjerë violinës, ndërkohë me rritjen e tij u rritën edhe vështirësitë për të.

“Unë kisha një jetë ushtarake në atë periudhë, nuk ia këshilloj asnjë kalamani atë lloj jete. Zgjohesha shumë herët në mëngjes dhe dilja, bëja gjysmë ore vrap dhe pastaj bëja një orë – një orë e gjysmë violinë e më pas shkoja në shkollë”, tha Çesari.

Rikujtojmë se violinisti i njohur nga Durrësi pritet që të performojë në Pallatin e Kongreseve më datën 23 dhe 24 prill së bashku me grupin e tij “International Clandestine Orchestra”.