Aktorja durrsake e ka pranuar edhe njëherë se është shumë e dashuruar.
Bukuroshja Olta Gixhari, është treguar e hapur me ndjekësit e saj në Instagram, ku e pranoi publikisht se është e dashuruar, por nuk e zbuloi identitetin e partnerit.
Olta hapi rubrikën "Më bëj një pyetje" dhe dikush nga ndjekësit e ka pyetur edhe njëherë lidhur me këtë çështje.
E përgjigja e saj nuk ka munguar dhe ka thënë se është shumë e dashuruar.
Olta Gixhari publikon shpesh imazhe provokative në rrjete sociale dhe duket se i dashuri i saj nuk është fare xheloz.