Blogeri i njohur nga Durrësi, Olti Curri kohët e fundit ka ndryshuar fizikisht pasi ka humbur shumë peshë. Më herët Olti ndau me ndjekësit edhe mënyrën e dobësimit, përmes një ndërhyrjeje që quhet Sleeve Gastrectomy ose zvogëlim stomaku.

Ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi për “ABC”, ai ka treguar se vendimi për t’u dobësuar erdhi pasi nisi të ndiejë shqetësime në shëndet, si rritje të kolesterolit apo dhimbje të gjunjëve.

"Arrita në 146 kilogramë dhe isha në rregull deri në momentin kur filluan problemet me gjunjët dhe analizat e gjakut dhanë sinjalet e para. Kolesteroli dhe diabeti u shfaqën dhe në fillim nuk e besoja dhe nuk i jepja rëndësi. Por kur fillova mjekimet u ndjeja keq. Asgjë nuk ishte si më parë. Unë isha i sëmurë", shprehet Olti.

Blogeri tregoi se deri më tani ku humbur 26 kilogram dhe ka nisur të merret edhe me palestër në mënyrë që të ruajë sa më shumë trupin.