Pas transformimit që pësoi në sajë të operacioneve plasitke, aktorja e famshme turke Myriem Uzerli e njohur nga publiku shqiptar për rolin e saj të "Hyrremit" në telenovelën "Sulejmani i Madhërishëm", ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Ajo ka vendosur të kthehet në gjendjen e saj natyrore për shkak se rrezikohet karriera e saj. Pas ndërhyrjeve në fytyrë, buzë, mollzat e sy, Meriem është kritikuar shumë nga fansat e saj dhe producentët e filmave.

Timur Savci paralajmëroi aktoren: "Është për të ardhur keq, rregullo fytyrën." Sipas mediave turke ajo do të shkojë në Stamboll të takojë mjekun e saj për tu kthyer në gjendjen natyrore.