Me siguri qëllimi i saj ishtë të tregonte se e ka marrë seriozisht palestrën, por Eni Koçi ka postuar disa foto që u kanë vënë zjarrin rrjeteve sociale.

Edhe pse ka linja perfekte, ajo nuk i ka ndalur ushtrimet dhe publikon vazhdimisht imazhe të reja nga palestra.

Së fundmi, ajo postoi një foto në të cilën shfaqet me veshje sportive, por një detaj që bie në sy është se këngëtarja nuk kishte veshur të brendshme.

“Është e vështirë ta mundësh një person që asnjëherë nuk heq dorë”, ka qenë mbishkrimi poshtë fotos.

Nuk e vemë në dyshim dedikimin e Enit ndaj palestrës, por mos duhet t'i kujtojë dikush se ka harruar të veshë diçka.