Klaudia Pepa dhe Albi Nako prej disa kohësh i kanë dhënë fund martesës së tyre duke u divorcuar, por megjithatë duket se raporti i tyre ende vazhdon. Sigurisht bëhet fjalë për një raport miqësor dhe dashamirës mes njëri-tjetrit.

Klaudia ka postuar një video në “Intagram”, videon e parë të ciklit prej njëmbëdhjetë klipesh që ka paralajmëruar edhe më parë. Në sektorin e komenteve mund të gjendet fare lehtësisht edhe emri i ish-bashkëshortit të saj, Albi Nakos.

“Paç fat”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar shkrimin me një ikonë zjarri, ndërsa Pepa i është përgjigjur me një figurë me zemra.