Pas 7 orësh festë, futbollisti Wayne Rooney u fotografua duke hyrë në ashensorin e hotelit me një vajzë brune. E gjitha kjo erdhi disa ditë pas humbjes 1-0 në qytetin kanadez, Vancouver ku po festonin.

33-vjeçari shihet duket folur dhe qeshur me gruan, e cila është e veshur me një kanatiere crop top, pantallona dhe taka. Ai dhe shokët e tij shkuan në dy klube, folën me tre vajza. Rooney shihet duke pirë alkool me miqtë e tij, ndërkohë që duket i afërt me një brune tjetër.

Nuk dihet çfarë do të ndodhë kur fotografitë të bien në sytë e gruas së Wayne, Coleen. Ajo po pret Rooney-n që të lërë Amerikën për t'u rikthyer në Angli, ashtu siç i ka dhënë fjalën.

Pasi ai pranoi të rikthehet Coleen u shpreh se është hera e parë që Rooney zgjedh në fillim fëmijët dhe gruan e tij përpara futbollit. Nuk është hera e parë që futbollisti kapet mat me femra të tjera, por nuk dihet si do reagojë bashkëshortja kësaj here.