Paris Hilton do të duhet të presë më shumë për tu martuar me Chris Zylka, me të cilin u fejua në muajin shkurt. Muajin e kaluar u përhapen lajmet se çifti ishte duke planifikuar martesën e tyre.

"Paris donte të martohej në datën 11/11. Kjo ishte data e saj e preferuar por ka shumë gjëra për të bërë. Dhe midis punës dhe orareve të saj udhëtimi nuk ka kohë të mjaftueshme për të organizuar dasmën,"-tha një burim për E! News. "Ajo është e vendosur të martohet, kështu që kjo do ndodhë, por vetëm jo aq shpejt sa ishte shpresuar. Tani ka planifikuar të martohet në pranverë."