Një debat i ashpër ka përfshirë vajzën e Michael Jackson me 50 Cent.

Paris Jackson ka debatuar me reperin pas një postimi të tij në Instagram, ku performanca e Chris Brown u krahasua me atë të “Mbretit të popit”.

Ky fakt e ka prekur shumë Paris, por situata ka agravuar dhe është bërë personale. 50 Cent i ka përmendur 21-vjeçares viktimat seksuale të babait të saj por kjo e fundit nuk e la me kaq.

Ajo i kujtoi se legjendat e vërteta nuk kanë nevojë për sasi të mëdha energjie për të fituar vëmendjen.