Një drekë mes tyre, ka bërë që në media të qarkullojë thashethemi se Rihanna dhe Jay Z po ribashkohen për një projekt të ri, pas suksesit të jashtëzakonshëm me këngën "Umbrella" në vitin 2009.

Burime thanë për "Page Six" se dy mongolët e muzikës u takuan për një drekë biznesi në Volfgang Puck në Bel Air, ku diskutuan për muzikën dhe çfarë mund të bëjnë së bashku.

Vitin e kaluar, Rihanna konfirmoi se po punonte për projekte të reja pas gati 3 vitesh shkëputje nga muzika, por nuk zbuloi detaje. Gjithashtu Riri tha se do sjellë një album në vitin 2019.