Moderatorja e njohur, Albana Osmani, nuk do të jetë më pjesë e televizionit "Top Channel".

Sipas burimeve të “Prive”, Osmani ka vendosur që të largohet pas 15-vitesh punë te "Top"-i, për shkak të disa pakënaqësive të krijuara brenda televizionit.

"Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata "Ti je një luledielli" dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi" – kështu ka deklaruar burimi i rezervuar për "Prive.al".