Pas 6 vitesh lidhje çifti i njohur i showbiz, aktorët Katie Holmes dhe Jamie Foxx nuk janë më bashkë. Lajmi u bë i ditur nga mediat rozë, pasi Foxx u fotografua  me këngëtaren 21-vjeçare Sela Vave duke dalë nga një klub nate.

Sipas mediave, çifti prej muajsh nuk ishin me bashkë, madje këtë fakt e ka pohuar edhe vetë Holmes për miqtë e saj.

Por vetëm pak orë nga publikimi i këtij lajmi ajo është fotografuar në rrugët e Nju Jorkut së bashku me vajzën e saj Suri dhe dy qentë e tyre.

Katie dukej mjaft në formë dhe e buzëqeshur, teksa pararacët e fotografonin.