Vetëm pak kohë pas zënkës së tyre, dy reperet Cardi B dhe Nicki Minaj janë "takuar" në shfaqjen e modës në Milano, por nuk ndodhi asgjë jashtë parashikimeve.

Cardi u shfaq e veshur me koleksionin e ri të vjeshtës nga Dolce Gabana, një xhaketë, çizme dhe syze me print tigri. Ajo u ul në rrjeshtin e parë pranë Stevie Wonder dhe Liam Payne.

Shenjën që iu bë gjatë zënkës me rojet e Nickit e kishte mbuluar me grim, flokë dhe më pas me syze. Ndërsa Nicki Minaj zgjodhi të vishej me firmën Versace në një prej eventeve më të mëdha në industrinë e modës.

Kujtojmë se zënka mes dy repereve ndodhi në prapaskenat e Harper Baazar, ku Cardi akuzon Nickin se i ka ofenduar vajzë. Ishte Cardi ajo që hoqi këpucën për ta goditur artisten, por përfundoi duke marrë një shenjë të madhe në kokë.