Duket se Noizy nuk di të ndalet sa i përket komenteve të tij në fotot e këngëtares me famë botërore Rihanna.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të këmbëve të saj në të cilat ka ekspozuar çorapet e markës Guçi. Por mesa duket Noizyt nuk i ka pëlqyer ky kombinim dhe ka shkruar: “Katunare e dreqit”.

Nuk është hera e parë që Noizy komenton te Rihanna. Ai këtë gjë ka bërë edhe më parë duke treguar kështu pëlqim për këngëtaren, ku i shkruant në një nga fotot e Rihanna-s: “Nuse”.