Sipas mediave, motrat e famshme, Kendall dhe Kylie Jenner janë xheloze për njëra tjetrën. Supermodelja Kendall, xhelozon pasurinë e manjates së kozmetikës, e cila vetëm 21 vjeç, ka një pasuri me vlerë 900 milionë dollarë ndërsa 23-vjeçarja ka një pasuri prej 50 milionë dollarësh.

Dhe mediat raportojnë se pabarazia e madhe pasurore mes tyre po "copton" marrëdhënien e dy nga motrat e famshme të klanit Kardashian-Jenner.

"Kendall po çmendet nga pasuria e Kylie, pasi vetë ka një vlerë shumë të vogël në krahasim me të motrën. Ka shumë zili mes tyre. Nuk janë të lumtura kur shohin njëra-tjetrën mirë. Ndërsa Kylie xhelozon sepse Kendall po rritet shumë në botën e modelimit,"-tha një burim.