Modelja shqiptare Adrola Dushi prej disa vitesh është zhvendosur në Amerikë për të zhvilluar karrierën e saj në tokën e ëndrrave.

Jeta private e modeles kohët e fundit ka qenë në vëmendje të mediave pasi pas ndarjes nga bashkëshorti, Adis Patushi me të cilin ka një djalë të quajtur Troi, u tha se Adrola është në një lidhje me modelin e quajtur Pavllo.

Ditën e djeshme modelja ka publikuar një foto me Pavllon ku shfaqen pranë njëri-tjetrit dhe shumë të buzëqeshur, ndërsa shkruan: "Pavllo im".

Komentues të shumtë kanë uruar çiftin për lidhjen e tyre. Nga ana tjetër edhe modeli Pavllo Zevgo ka ndarë një foto me Adrolën në Instastoryn e tij.