Një ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se televizioni “InTV” do të mbyllet për shkak të tërheqjes së drejtuesit të ri, çka ka bërë që i gjithë stafi të shpërndahet.

Ende nuk dihet çfarë do të ndodhë me ta, megjithatë burime për “Iconstyle.al” kanë zbuluar mënyrën si u është dhënë lajmi.

“Ditën e hënë stafit të "InTv" iu është komunikuar mbyllja e televizionit. Punonjësve u eshte thënë nga drejtuesit e këtij televizioni se licensa e “InTV” është blerë nga “Euronews” dhe pas kësaj blerje, godina e "InTV” do të boshatiset dhe sinjali i televizionit do të fiket. 80%-90% e stafit do të rekrutohet nga “Euronews"," tregon burimi.

Më tej, burimi shton se shkak për mbylljen e papritur të televizionit, është bërë një përplasje mes dy pronarëve.

“Mbyllja ishte e papritur pasi emisionet kishin nisur promot dhe xhirimet, por mes dy pronarëve tashmë të “InTV” lindën perplasje për shkak të shifrave të  blerjes së kompanise gjë që çoi në mbylljen e televizionit”.

“InTV” është hapur disa vite më parë dhe si fillim ka pasur emrin “MAD”. Pjesë e tij u bënë moderatorë të rinj, të cilët tani janë duke debutuar në televizionet më të njohur në Shqipëri.