Djali i Alen Delon bëri me dije ditë më parë se aktori i njohur ka pësuar një goditje në tru dhe për pasojë pati edhe hemoragji.

Aktori legjendar po rikuperohet në një klinikë private në Zvicër, pasi pati një komplikacion në shëndetin e tij, pak ditë më parë.

Në një deklaratë për “AFP”, Anthony shtoi se pavarësisht operacionit të vështirë, gjendja e të atit është stabilizuar dhe organet e tij janë në gjendje perfekte. Ka qenë djali i tij Alain-Fabien që ka publikuar një foto të aktorit pas operacionit të vështirë .

Ai shkroi në Instagram:

‘Faleminderit nga zemra për mesazhet e shumta që më keni shkruar. Siç mund ta shihni gjithçka ka shkuar mire. Ju përqafoj’ duke e shoqëruar shkrimin me një foto të aktorit të ulur në karrige me rrota ku shfaqet duke buzëqeshur.