Plan për të vrarë Justin Bieber

13/12/2012 - 16:00

 

KANADA - Policia kanadeze ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar një sulm që mund t’I kushtonte jetën  Justin Bieberit. 

Autoritetet amerikane njoftuan arrestimin e dy personave, Mark Staake dhe nipin e tij, Tanner Ruane. Dy të ndaluarit po planifikonin të rrëmbenin e më pas të vrisnin këngëtarin adoleshent, Justin Bieber. 

Gjithçka është zbardhur nga truri i planit, Dana Martin, një i dënuar me 978 vite burgim në Nju Meksiko për përdhunimin dhe më pas vrasjen e një vajze 15-vjeçare. Policia kishte rënë në gjurmët e planit nëpërmjet përgjimit të telefonatave të Martin. 

Martin zbardhi gjithë planin për vrasjen e Bieber, që fillimisht duhej të ndodhte gjatë koncertit të këngëtarit në Nju Jork, muajin e kaluar, por që ishte shtyrë nga dy autorët. 

Mark Staake dhe Tanner Ruane u arrestuan nga policia në Vermont dhe në mjetin e tyre u gjetën pinca dhe mjete të tjera të torturës. Dy të arrestuarit ishin takuar disa herë në burgun e Nju Meksikos me Dana Martin. Ky i fundit u kishte kërkuar atyre vrasjen e Bieber. Siç njofton policia amerikane, Martin është “i fiksuar” pas këngëtarit kanadez, aq sa në këmbë mban një tatuazh me fytyrën e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jennifer Aniston nuk i rezistoi dot rrjetit social Instagram,.

Në periudhën që ka qenë brenda në burg Keisi ka qenë mbështetja më e madhe për Stresin.

Ish-bashkëshortja e aktorit të njohur Jeremy Renner e akuzon këtë të fundit për vrasje të mbetur në tentativë dhe të paramenduar.

Blogerja e njohur, Armina Mevlani është një nga femrat më të komentuara të showbizz-it dhe shpesh herë është në qendër të vëmendjes për p

Reperja shqiptare, Tayna po korr suksese të njëpasnjëshme jo vetëm brenda kufijve shqiptarë.

Aktorja durrsake e ka pranuar edhe njëherë se është shumë e dashuruar.

Kylie Jenner realizoi një seancë pyetje-përgjigje me fansat e saj në Instagram dhe kryesisht, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me Stormi-n,

Pak kohë më parë, disa foto të një vajze, e cila ka një ngjashmëri të “frikshme” me Selena Gomez, u bënë virale në internet.

Prej vitesh moderatori Ardit Gjebrea drejton spektalin "E diela shqiptare", pjesë e të cilit janë rubrika të ndryshme.