"Po, derisa vdekja të na ndajë", Mariam Cani dhe Alban Skënderaj martohen në fshehtësi

26/05/2019 - 14:32

Çifti i njohur i këngëtarëve, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë kurorëzuar në fshehtësi lidhjen e tyre në martesë pas 12 vitesh së bashku. 

Lajmi është bërë i ditur nga dy këngëtarët përmes postimeve në rrjete sociale ku kanë zbuluar se ceremonia është zhvilluar më 7 maj të këtij viti në një ishull të pabanuar. 

Miriam dhe Albani shfaqen të veshur me të bardha, pranë plazhit ku i  kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, të shoqëruar nga vajza e tyre, Amelia.

Dedikimi i plotë:

PO! 

U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin. 

U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare! 

U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar. 

Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit. 

Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.

PO ... deri sa vdekja te na ndaje!

7 Maj, 2019.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-bashkëshortja e reperit Stresi, Keisi mesa duket e ka të vështirë që të kalojë lehtë ndarjen.

Tërmeti i fuqishëm që tronditi dje vendin ka lënë deri tani 68 persona të plagosur dhe dhjetëra banesa dhe biznese të dëmtuara, por revol

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin ka ed

Ditën e sotme ka qarkulluar në media lajmi se moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës 3-vjeçare me ba

Prej kohësh këngëtarja Rezarta Shkurta i mungon muzikës pasi i është dedikuar plotësisht biznesit të saj.

Këngëtari i njohur nga Kosova, Genc Prelvukaj ka marrë nënshtetësi shqiptare.

Është aktorja italiane më e vlerësuar dhe e njohur në botë.

Një ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se televizioni “InTV” do të mbyllet për shkak të tërheqjes së drejtuesit të ri, çka ka bërë që