Pas Albano Bogdos, një tjetër aktor ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës gjatë ditës së sotme.

Këtë herë forcat e rendit kanë arrestuar në ambientet e një lokali në kryeqytet aktorin e njohur të humorit, Julian Deda, i cili është njëkohësisht një nga liderët e padiskutueshëm të spektaklit humoristik “2XL”, shkruan syri.net.

Por në fakt e vërteta qëndron krejt ndryshe. Aksioni policesk në arrestimin e aktorëve, duket se është zgjedhur nga organizatorët që një mënyrë promovimi për spektaklin “2XL”, i cili pritet të nisë sezonin e ri së shpejti.