Besojmë të gjithë e kujtoni deputetin Nard Ndoka vjet teksa pranoi të ishte konkurrent në spektaklin “Dance with me” dhe kërcente në çift me Greta Koçin.

Ishte një ngjarje në botën e spektakleve shqiptare, pasi asnjëherë më parë një politikan nuk kishte qenë pjesë e spektakleve të tilla, të cilat zgjasin disa javë. Madje, vetë deputeti kishte pohuar se i pëlqente fakti se falë këtij angazhimi ai po humbiste peshë. Në pushimet e verës, gjithashtu Nard Ndoka është parë të jetë mjaft aktiv me lojëra volejbolli dhe not. Por, fotot e sivjetshme në plazhet e Jugut janë paksa zhgënjyese. Ndoka është fotografuar duke bërë pushime absolute dhe pasive, në biseda të gjata me familjarë dhe miq, dhe vazhdimisht ulur. Por ajo që vihet re lehtë është se si i rimori kilogramët që humbi me kërcimin. Tashmë ka goxha punë për të ulur përsëri barkun. Mbase, me ndonjë spektakël tjetër?!

Lindita Nikolla pa komplekse në plazh

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, flitet se do të jetë përsëri pjesë e kabinetit “Rama 2”. Mbase jo me të njëjtën ministri, por me ndonjë portofol tjetër qeveritar. Ndërkaq, ajo së bashku me bashkëshortin është fotografuar fundjavën e kaluar në Dhërmi, aty ku janë parë të bëjnë pushime pothuajse të gjithë ministrat dhe ishministrat e Ramës.

Nëse vitin e kaluar, Nikolla preferoi të pushonte brenda një resorti të qetë në Dhërmi dhe të lahej në pishinë, një vend disi më i rezervuar, kësaj here ka vepruar komplet ndryshe. Nikolla ka preferuar detin, madje kur ka dalë që andej, ajo është shtrirë mbi gurët e plazhit, pa asnjë peshqir dhe mes njerëzve.

Klajda Gjosha sërish në Dhërmi 

Klajda Gjosha ka qenë pothuajse çdo fundjavë në Dhërmi. Ajo është parë vazhdimisht me të shoqin, djalin dhe prindërit.

Edhe këtë fundjavë, Gjoshaj ishte në Dhërmi, ndërkohë që LRI është e stacionuar në plazhin e Jalës.