Mëngjesi i Miriam Canit ka nisur më bukur se kurrë më parë ditën e sotme. Këngëtarja e njohur ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram, mëngjesin e saj të lumtur pranë vogëlushes.

Miriam ka postuar një fotografu ku shihet teksa puthet në buzë me vajzën e saj, Ameli. Ndërkohë që ka marrë dhjetra komente pozitive, ka patur dhe nga ata ndjekës që kanë reaguar jo mirë ndaj puthjes që ajo ka ndarë më vajzën e saj, duke e kritikuar se vajza nuk puthet në buzë.

Miriam nuk ka preferuar të mbetet e heshtur dhe ka reaguar menjëherë ndaj këtij komente, duke shkruar: “Ashtu e? Kush e thotë këtë?.