Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Pa dashuri”, në bashkëpunim me reperin Lyrical Son.

Me anë të klipit ka shuar kureshtjen e të gjithëve për "2 gisht mjaltë" duke sjellë disa momente nga filmi.

Këngëtarja zbuloi si lindi kjo këngë me anë të një postimi në Instagram ku sqaronte se preku zemrën e saj që në fillim. Për këtë arsye, vendosi ta bëjë kolonën zanore të filmit me Ermal Mamaqin.

"Nisi nga @lyricalson, kur mora një telefonate prej tij për këtë këngë që donte të më dhuronte dhe preku zemrën time.. Bashkë me @ermalmamaqiofficial u dashuruam me muzikën e saj dhe vendosëm pa asnjë dyshim të ishte kolona zanore e filmit #2gishtmjaltë Faleminderit @lyricalson ty dhe Arsim Bunjaku!" shkruan Elvana.