Fundjava dhe temperaturat e larta kanë orientuar të gjithë drejt plazheve dhe pishinave.

Presidenti Ilir Meta mesa duket ka zgjedhur të kalojë këtë të diel pranë detit. Meta këtë fundjave ka zgjedhur plazhin e Gjirit të Lalëzit për të kaluar një ditë larg zhurmës dhe vapës.

Fotot e publikuara nga Syri.net tregojnë një moment kur Meta i rrethuar edhe nga persona të tjerë po freskohet në bregdetin e Gjirit të Lalëzit.