Pas martesës së zhurmshme, shumë shpejt filluan të dalin thashetheme se Priyanka Chopra është shtatzënë. Por ka qenë Nick Jonas i cili iu është përgjigjur thashethemeve nëse bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël.

Këngëtari tha se ai dhe aktorja nuk po kërkojnë ende të zgjerojnë familjen e tyre. 26-vjeçari gjatë një interviste për "Extra" u pyet nëse do bënin një fëmijë së shpejti. "Për momentin, po shijojmë njëri-tjetrin.", tha ai.

Thashethemet për shtatzëninë e aktores filluan kur ajo mori pjesë në shfaqjen e modës së Michael Kors Fall 2019  në  Javën e Modës në New York.