Teksa protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, reperi i njohur Noizy sheh si zgjidhje të situatës dialogun mes studentëve dhe kryeministrit Edi Rama.

Përmes një statusi në “Instagram”, reperi thotë se “Dhe në Shqiperi, duam s’duam, ka nje te pare shtepie, fundja fundit vete e kemi zgjedh. Tani nese une do doja disa ndryshime do beja çmos ta ulja baben ose te zotin e shtepise per te biseduar se si mund t’ia dalim mbane! Ndaj per zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe CFARE te keqe ka te uleni dhe te veni pikat mbi i”.

“Me vjen sinqerisht keq per te gjithe ata studente te shkrete qe me verte i duan keto ndryshime pa ndikimin e politikes. Pa marre parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerzit qe ju peshperisin mbas veshi. Te pakten kjo qeveri nuk po ju vret mes protestes dhe te mos mbaj asnje njeri pergjegjesi”, shton ai.