Këngëtarja shqiptare Lindita Halimi është martuar me reperin e njohur me ngjyrë Big D, i cili është edhe menaxheri i saj. Pak muaj më parë ata u bënë edhe prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin, Kaimana.

Mirëpo, duket se fansat vijojnë ta paragjykojnë këngëtaren për faktin që u martua me një person me ngjyrë. Një prej ndjekësve në rrjetet sociale i ka bërë këngëtares pikërisht këtë pyetje. "Nëse je e thjesht, kthema edhe mua komentin. Pse se ke zgjedh at senin e bardh po t'zi?"

Ndërsa këngëtarja iu përgjigj: "Më vjen shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019, akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me mllef ndaj secilit që është 'NDRYSHE' nga ata! Por patjetër, ja përgjigja: "Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë por kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten. Dhe unë, secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë, sidomos ty që më së shumë ke nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë."