Pse mungoi Arbana Osmani në dasmën e Ledionit?!

Postuar: 12/08/2018 - 15:48

   Më 11 gusht, një nga trashëgimtaret e Top Channel, Sara Hoxha dhe moderatori i njohur Ledion Liço i dhanë fund beqarisë. 

Ata kanë vite që bashkëjetojnë dhe janë prindër të një djali 1 vjeç. Prindërit e London-t vendosën që në liqenin Como në Itali t’i thonin “PO” njëri-tjetrit në prani të familjarëve, kolegëve dhe miqve të tyre më të mirë. Duke qenë të dy figura publike, një pjesë e mirë e miqve të tyre janë personazhe të njohur, prandaj prezenca dhe mungesa e tyre në dasmën e çiftit, komentohet gjërë e gjatë.

Prej vitesh në Top Channel, Ledioni ka krijuar miqësi të mira me disa nga moderatorët më në zë të këtij televizioni. Ledioni, Eno, Arbana dhe Xhemi janë miqtë e ngushtë të Top-it që i sheh pothuajse gjithmonë së bashku.

Mirëpo, mbrëmjen e kaluar katërshja e miqve të pandarë ndjeu mungesën e një prej figurave të dashura që lindi dhe u rrit në Top Channel. Arbana Osmani mikja shumë e afërt e Ledionit, nuk ishte prezente në dasmën e tij. E kontaktuar nga Revista Class për arsyen që ka pasur për të mos qenë prezente në dasmë, Arbana ka zgjedhur heshtjen. Nga ana tjetër, miku i ngushtë i Ledionit, Eno Popi, jo vetëm ishte prezent, por edhe mbajti një fjalim emocionues.

Eno Popi ishte një lloj MC i mbrëmjes (Master of Ceremony) dhe emocionoi mikun e tij më të mirë duke theksuar sesa i thjeshtë dhe sa njerëzor është Ledioni; sa vërtetisht e ka jetuar lidhjen me Sarën, që nga propozimi për martesë, unaza me 1000 plane romantike e deri tek dita e dasmës.

Fjalimi emocionues i Enos ka marrë edhe një dedikim nga Ledioni “Një mik është ai që të do pa kushte, Ti Eno nuk pretendon, ti thjesht je një mik i mirë”.

Në fakt Ledioni duket se ka vërtet mikesha të mira. Njëra prej tyre është edhe Xhemi Shehu e cila ishte prezente në dasmë dhe dukej si një princeshë me një fustan rozë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Rihanna gjithmonë i ka përqafuar rrënjët e saj në Barbados dhe tashmë ajo ka një titull të ri në vendin e saj.

   Rita Ora ka publikuar me videoklip këngën e re "Let you love me".

   Bebe Rexha shfaqet shumë elegante në rrugët e Parisit.

Këngëtarja e njohur nga Durrësi Zaimina Vasjari, para disa muajsh përjetoi një nga gëzimet më të mëdha në jetë.

DJ Sardi është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Një vit pasi u pushua nga puna pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, këngëtari Klajdi Musabelliu e gjen veten në Itali, pikëris

Këngëtarja Elhaida Dani do të sjellë së shpejti një këngë të re në bashkëpunim me këngëtarin australian, Nathaniel.

Kanye West, bashkëshorti i Kim Kardashian ka vendosur që të paralajmërojë të gjithë meshkujt që përmendin gruan e tij.

   Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka një njoftim të rëndësishëm për ndjekësit e saj.