Pse u përlot Soni Malaj...

21/04/2019 - 17:04

Soni Malaj ka qenë një nga të ftuarat e kësaj jave në ‘E Diell’ në ‘Top Channel’, nga ku rrëfeu disa detaje nga koncerti i saj recital që pritet të mbahet më 1 maj, por dhe për mungesën e babait në jetën e saj. Ajo ka pohuar se ka kaluar 20 vite plot me sakrificë dhe pasion për artin dhe se nuk mendonte se do të vazhdonte me këto ritme.

E pyetur nëse do i mungojë i ati ditën e koncertit, Soni Malaj është përgjigjur e përlotur duke thënë: “Unë kam dashur shumë që ai të më shikonte në një recital, sepse gjithmonë më ka parë në festivale. E vuante shumë atë pjesën emocionale dhe pjesën e çmimeve, madje më është lutur të konkurroj me këngën ‘Ndarja’ në ‘Top Fest’ sepse më thoshte se emocionohej kur e këndoja”, kujton ajo.

Ky moment delikat nuk ka kaluar pa u ndjerë dhe nga të gjithë të pranishmit në studio, veçanërisht nga moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka nisur të lotojë.

Malaj i është përgjigjur dhe pyetjes se si e ka përballuar ajo ndarjen nga jeta të babait dhe divorcin duke shtuar:

“Më beso që me ndarjen nga jeta të prindit nuk ka krahasim, të tjerat janë pjesë të jetës, zgjedhjet nuk shkojnë ashtu siç duhet, por gjëja më e tmerrshme në jetën e një njeriu është kur ndahet nga jeta një familjar. Nuk kalohet lehtë më besoni”, ka rrëfyer e përmalluar ajo.

Kujtojmë se këngëtarja po përgatitet intensivisht me grupin e saj të baletit për të shkëlqyer natën e 1 majit në Amfiteatrin e Liqenit në koncertin recital të saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skandali i tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian shkaktoi bujë të madhe në media.

“Sunny Hill Festival” ishte një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në Kosovë dhe pritet që këtë vit të rikthehet sërish me emrat më mëdhe

Menaxheri i disa artistëve të famshëm përfshirë reperit shqiptar Azet, i cili është shumë i njohur në Gjermani, ka humbur jetën.

Dua Lipa raportohet se e kalon gjithë kohën me vëllanë e Bella dhe Gigi Hadid, Anwar.

Është kthyer në trend tashmë, të cilit nuk i kanë rezistuar shumë personazhe të njohura, rimodelimi i buzëqeshjes.

Moderatorja e "Dite e Re" në "Ora News" është aksidentuar dje (e shtunë, 22 qershor 2019) rreth orës 12 të mesditës, në autostradën Tiran

Mbrojtësi shkodran i Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme, në një dasmë spektakolare të zhvillua

Kristiano Ronaldo kur është me pushime nuk është një klient i zakonshëm.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe futbollisti Alban Hoxha po përjetojnë një romancë prej më shumë se tri vitesh.

Këngëtari i muzikës rock, Renis Gjoka është bërë baba për herë të parë.