Mbrëmjen e kaluar, bashkëshortja e Ardit Gjebreas, Anila, ka festuar ditëlindjen. Në festën private ku u mblodhën për të festuar ishin të ftuar miq, familjarë e figura të njohura të ekranit, që i dhanë formën e një koncerti festës së ditëlindjes.

Mes këngëtarëve që performuan live ishin Pirro Çako, Juliana Pasha, Venera dhe Lindi Islami. Ata ngritën në këmbë të ftuarit dhe i dhanë një tjetër ngjyrë atmosferës.

Pas performancave të miqve, vetë Gjebrea e surprizoi bashkëshorten duke kënduar këngën e famshme "Kur të jesh mërzitur shumë".

"Gëzuar ditëlindjen fati im", shkruante Gjebrea në foton ku uronte bashkëshorten.