Është publikuar në YouTube kënga që do të simbolizojë Botërorin e futbollit që do mbahet në Rusi.

“Live it Up”, superhiti i kësaj vere, është kënduar nga këngëtarja shqiptare Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam

Kënga ritimike pritet të ketë edhe videoklipin zyrtar të Kampionatit Botëror 2018.

Ky është suksesi i radhës i madh për Era Istrefin, e cila krijoi njohje ndërkombëtare me projektin e saj “BonBon”.