Lulzim  Basha, kryetari i opozitës ka prezantuar veten në një pikëpamje krejt ndryshe. 

Nga studio e Rudian Magjistarit ai ka rrëfyer për raportin e tij me bashkëshorten.

'Aurela është mbështetja ime më e madhe, pa të unë nuk mund të isha ktu ku jam dhe ky që jam’.-u shperh Basha. 

Ata janë  martuar në vitin 2004 dhe tashmë kanë dy vajza.

Nga dasma e tyre është përfolur një puthje e gjatë dhe pasionante që shkëmbeu çifti pas shpalljes ‘burrë e grua’.

‘Nuk mbaj mend të ketë qenë kaq e gjatë, di vetëm se ajo ka qenë një ditë plot emocione  dhe jo vetëm për ne po dhe prindërit tanë’-ka pohuar Basha duke lënë të kupohet se ai ka qenë një nga çastet më të bukura të jetës së tij.