Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fureira ka vendosur yllin e saj në Walk of Fame, bulevardin e të famshmëve të Qipros në Agia Napa, dje, pak para koncertit të saj të madh në ishull.

Diva e muzikës pop, është nderuar për pjesëmarrje të sukseshme në Eurovision dhe koncertet, bileta për të cilat nuk gjenden, që po kryen me shumë sukses.

Bulevardi i të famshmëve u mbush nga fansat e Fureiras gjatë ceremonisë që inaguroi kryebashkiaku i Agias Napas, Janis Karusos.