Rajmonda Bulku gjyshe, prezanton familjen e saj (FOTO)

07/12/2017 - 19:06

   Aktorja e njohur e filmit dhe teatrit Rajmonda Bulku, zyrtarisht ka dalë në pension, por kush e beson këtë?

Ajo vazhdon akoma të luajë teatër, të jetë aktive në skenë përballë publikut dhe të nisë një shfaqje të re menjëherë pasi ka mbyllur një tjetër.

Sot, e ftuar në “Rudina” në TV Klan, aktorja prezantoi shfaqjen e radhës, e cila do të nisë nesër, në Teatrin Kombëtar “Dama me kamelie” - një nga veprat më të njohura botërore. Por jashtë këtij projekti të ri, Bulku rrëfeu edhe për jetën e saj private dhe gëzimin që i fal dita-ditës statusi gjyshe.

Nipi që i ka dhuruar statusin i pari është Joeni, djali i djalit të aktores, i cili këtë vit shkon në klasë të parë. Rajmondës, ai i fal kënaqësi të jashtëzakonshme, sepse e ndjek në pothuaj çdo shfaqje pa u mërzitur, përkundrazi. Tani që është rritur ka filluar të kuptojë se gjyshja e tij është aq e njohur saqë në kopsht, më shumë sesa është djali apo vajza e…, thonë se është nipi i Rajmonda Bulkut:

“Kur e merrja Joenin nga kopshti, ai më pyeste ‘o nëna, po pse më thonë ato që je nipi i Monda Bulkut dhe jo djali i mamit?” – rrëfen aktorja me të qeshur pas pyetjes si e përjeton të qenit gjyshe një aktore e njohur si ajo. Ndoshta me përgjigjen e gjyshes (sepse ato më kanë parë në televizor), Joeni nuk është kënaqur dhe, ndoshta, me të drejtë kërkon të dijë pse e dëgjon më shpesh ‘nipi i…’. Megjithatë, kjo gjë edhe e kënaq Rajmondën, më shumë sepse me nipin e madh është shumë e lidhur dhe sepse ai i qëndron më afër edhe jetës së saj artistike: “Joeni është shumë i lidhur me mua, sheh teatrin pa u mërzitur fare. Sa ka ecur në këmbë, e ka gjuajtur topin në mënyrë të shkëlqyer dhe gjyshi mendon se do të jetë talent i rrallë, por unë nuk këmbëngul. Më pëlqen që i pëlqen të vijë në teatër”, – thotë Rajmonda.

Ndërsa Endi, disa vite më i vogël, nuk është ende në gjendje të kuptojë famën e gjyshes së tij. Aq më pak, edhe Damiani, djali 3-vjeçar i vajzës së aktores, e cila jeton në Greqi me familjen e saj. Së shpejti, Rajmonda do të bëhet gjyshe për herë të katërt, sepse vajza e saj është në pritje të fëmijës së dytë. /Class

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moderatorja e njohur Fiori Dardha i ka prekur të gjithë ndjekësit e saj përmes një postimi në Instagram teksa ka ndarë me ndjekësit e saj

Teksa vazhdojnë turneun e tyre në Australi, gjatë një fjalimi në Sydney Princi Harry ka dhënë edhe disa indicie për shtatzëninë e Meghan.

Aktorja që luajti rolin e Melania Trump si një striptiste në videon e reperit T.I është shpehur se ka marrë një numër kërcënimesh me vdek

Kur vjen puna te veshja dukesha e Sussexit nuk gabon kurrë.

Këngëtari i njohur Bujar Qamili ka treguar së fundmi detaje nga projektet e tij të fundit muzikore.

Programi i fundjavës, “Shiko kush luan”, erdhi edhe këtë të shtunë plot argëtim e surpriza.

Me ardhjen në jetë të Ajkës, Xhensila u shkëput për disa muaj nga muzika, por sot këngëtarja shumë e dashur për publikun i gëzoi të gjith

Në disa raste të veçanta shpesh yjet e njohura sjellin imazhe nga arkiva e tyre.

Tashmë është zyrtare: Neymar është sërish beqar!