Këngëtarja Iggy Azalea e përjetoi shumë keq publikimin e fotografive nudo, aq sa hoqi dorë nga rrjetet sociale Instagram dhe Twitter.

Para se të mbyllte llogaritë online, ajo sqaroi se imazhet ishin realizuar për revistën australiane "GQ" dhe nuk kishte miratuar asnjëherë që të bëheshin publike.

Së fundmi ka reaguar edhe fotografi që realizoi fotot topless, Nino Munoz, i cili ka zbuluar të vërtetën e kësaj situate.

Jam tejet i mërzitur dhe i shokuar. Fotografitë e mia janë vjedhur dhe janë publikuar pa lejen time”, tha Munoz duke shtuar se nuk e di si kanë përfunduar në rrjet.

Ndërkohë reperja e zemëruar deklaroi se do të marrë masa ligjore për të gjithë personat që fshihen pas kësaj.