Reperi me origjinë shqiptare, Gashi krahas sukseseve në muzikën ndërkombëtare ka vendosur të sjellë në treg markën e tij të veshjeve.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Gashi ka treguar se po krijon një linjë veshjes që do të mbajnë emrin e tij dhe do të dalin në fillim të 2020-ës.

"Në fillim të 2020-ës, do të bashkëpunoj me një kompani për të nxjerrë linjën time të re "Gashi". Dua të fokusohem tek dizenjimi i rrobave për njerëzit si unë, të cilët janë paksa “masë e madhe”. Dua që njerëzit të ndjejnë vetëbesim dhe rehati. Jam lodhur nga gjithçka që nuk më bën gjatë photoshoot-eve të mia dhe jam ndjerë si mut, kështu që do të filloj të bëj një ndryshim duke nisur nga vetja ime."– shkruan reperi.