Reperja Danielle Bregoli e cila po ngjit majat e suksesit çdo ditë me anë të muzikës, ka vendosur që të hapë një biznes, me të cilin thotë se do rrënojë miliarderen më të vogël në botë, Kylie Jenner.

Duket se Danielle e lakmon pasurinë dhe famën e Kylie si sipërmarrëse, prandaj ka firmosur kontratën 6-mujore me kompaninë kozmetike "CopyCat Beauty".

Kjo kompani do e paguajë Daniellen me 900 mijë dollarë për të promovuar produktet kozmetike. Përvec kësaj, reperja do marrë dhe përfitime në të ardhura nga përqindjet.

Edhe pse e di që do përballet me produkte që kanë krijuar klientelë si ajo e Kylie dhe Rihannës, reperja 17-vjecare thotë se është gati ti sfidojë.