Prej kohësh këngëtarja Rezarta Shkurta i mungon muzikës pasi i është dedikuar plotësisht biznesit të saj.

Por për të gjithë ata që i ka marrë malli për Rezartën, ajo rikthehet në ekran të mërkurën për të treguar më shumë mbi jetën e saj në emisionin "Soiree" në Top Channel.

Këngëtarja publikoi dje një video promo nga emisioni ku shfaqej në super formë me një fustan të bardhë me të çarë anash, video të cilën e ka pëlqyer stilistja Elisabetta Franchi, gjë që e ka habitur Rezartën.

"Më bëjnë sytë apo Elisabetta Franchi sapo më bëri like", shkruan ajo.