Disa kilogramë më shumë, bënë që në media të qarkullojë lajmi se këngëtarja Rezarta Shkurta është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Shkak për këtë ishte bërë një video ku ajo dukej së bashku me bashkëshortin dhe Herën teksa rregullonin shtëpinë për festat e fundvitit.

Mirëpo në një postim në InstaStory, Rezarta e ka konsideruar lajm të rremë ndërsa shkruan:

“Nuk guxon njeriu të vër bark, se e bëjnë shtatzënë! Nuk do i kisha dhënë rëndësi këtyre lajmeve por duke marrë shkas që po më urojnë shumë miq ju them: Nuk jam shtatzënë, dhe nuk kam ndërmend të jem…. THJESHT JAM SHËNDOSHUR”.