Këngëtarja Rezarta Shkurta ka "hapur zemrën" me ndjekësit në Instagram dhe ju ka treguar atyre gabimin më të madh që ka bërë në jetë.

Dhe sipas saj, gabimi më i madh ka qenë vendimi për t'i hapur mamasë së saj një profil në këtë rrjet social.

Rezarta ka publikuar në InstaStory një foto të bërë me efekt që i tregon hundën me pirsing, ndërsa "qetëson" të ëmën se nuk është e vërtetë!

"Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin… qetësohu!!! Nuk e kam shpuar vërtet hundën", shkruan këngëtarja.

"S'të ka lënë mendja besoj", ia kthen e ëma. Dhe kaq ka mjaftuar që Rezi të paralajmërojë të tjerët: "Gabimi më i madh që kam bërë në jetë… I kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni në kohë, mos e bëni ju lutem."