Gjatë një interviste në qershor të këtij viti, këngëtarja nga ishujt Barbados, Rihanna, u shpreh për herë të parë rreth historisë së saj të dashurisë me biznesmenin Hassan Jameel, duke konfirmuar kështu zërat që qarkullojnë që në vitin 2017 për marrëdhënien e tyre.

Tashmë duket se kjo lidhje është mjaft e konsoliduar, pasi çifti ka nisur të darkojë me familjarët respektivë.

Ata janë fotografuar duke shijuar një darkë me ushqime deti dhe mishi në një restorant në Kaliforni dhe së bashku me çiftin ndodheshin nëna e këngëtares Monica Braithwaite së bashku me një nga vëllezërit e saj.

“Ata qëndruan atje për disa orë deri sa u errësua. Rihanna dhe Hassan dukeshin shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit”, -janë shprehur disa persona që ndodheshin në restorant për  “Us Weekly”.

Që pasi e bëri publike lidhjes e saj në aershor, ku u shpreh se dëshiron të krijojë një familje me Jameel, Rihanna nuk fshihet më dhe duket se po e shijon dashurinë e saj në publik.