Rihanna do publikojë një libër autobiografik më 24 tetor. Këngëtarja planifikon të nxjerrë librin e titulluar “Rihanna” këtë muaj, ku fansat do kenë mundësinë të kenë në duart e tyre më shumë se 1000 imazhe në 504 faqe.

Disa nga fotot e saj nuk janë parë kurrë më parë dhe dokumentojnë jetën e Rihannës, që nga periudha para famës deri në ditët e sotme.

“Që nga fëmijëria e saj në Barbados në turet në të gjithë botën, libri tregon fotografi personale të jetës së Rihannës si muzikante, performuese, stiliste dhe sipërmarrëse,”-tha botuesi i librit Phaidon.

Ndërkohë vetë këngëtarja mezi po pret të publikojë librin. "Jam e emocionuar të ndaj me ju këtë koleksion imazhe të pabesueshme. Po punojmë me librin për më shumë se 5 vite dhe jam shumë e lumtur që më në fund po arri ta ndaj me ju të gjithë."